Arsimtari rrah një nxënës në Dragash

Kronikë e zezë

Arsimtari rrah një nxënës në Dragash

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Një i mitur (nxënësi) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari i tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:20, në Dragash.

Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima mashkull kosovar i mitur ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga arsimtari,  i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat