Dyshohet se vodhi rreth 40 mijë funte në shtëpinë e mërgimtarit, Policia arreston 26-vjeçarin

Kronikë e zezë

Dyshohet se vodhi rreth 40 mijë funte në shtëpinë e mërgimtarit, Policia arreston 26-vjeçarin

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 13:25
Ilustrim

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuart se kanë arrestuar një të dyshuar për një vjedhje të rëndë që ishte kryer në Kaçanik më 18 janar, në shtëpinë e një mërgimtari.

I arrestuari është një 26-vjeçar me inicialet B.M. Sipas Policisë, në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se në bashkëkryerje me dy të dyshuar tjerë, të mitur, të cilët janë në paraburgim për raste tjera, kanë kryer vjedhjen e rreth 40 mijë funtave angleze, një sasi të stolive të arit, një televizor dhe disa mjete pune.

Komunikata e plotë:

Me datën 18.01.2023 në ora 15:40 Policia Rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve kishte pranuar një informacion se në rrugën ” Avdyrrahim Shehu” në Kaçanik kishte ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë.

Policët e rendit e më pas policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet.

Nga hetimet e para është mësuar se nga personi/persona të panjohur nga dritarja e katit të parë kishin depërtuar me forcë brenda në shtëpi dhe sipas ankuesit, pronarit të shtëpisë, i cili ishte në Angli, nga aty ishin vjedhur para prej 36-37 mijë funta, 4-5 mijë euro dhe gjësende tjera.

Pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonal kanë identifikuar e më pas  kanë arrestuar të dyshuarin : B.C (M/K) i moshës 26 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se në bashkëkryerje me dy të dyshuar tjerë, të mitur, të cilët janë në paraburgim për raste tjera, kanë kryer vjedhjen e rreth 40 mijë funtave angleze, një sasi të stolive të arit, një televizor dhe disa mjete pune.

Me vendim të prokurorit të rastit i dyshuari B.C dërgohet në mbajtje për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale ” Vjedhje e rëndë”, për të vazhduar me procedura tjera hetimore ndaj dy të dyshuarëve tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat