56-vjeçari e bën për spital gruan e tij dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në pranga

Kronikë e zezë

56-vjeçari e bën për spital gruan e tij dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në pranga

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë raportohen dhjetëra të tilla, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme nga partnerët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prizren, ku një burrë ka përfunduar në Polici si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se rasti ka ndodhur në ‘rrugën e Kaçanikut’, ku një burrë 56-vjeçar, pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës dhe të njëjtën më pas e ka dëbuar nga shtëpia.

Si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që gjithë ngjarjen e ka rrëfyer në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, me ç’rast nuk e ka pranuar veprën për të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat