Hajnat s’kanë të ndalur: Thyhet një shtëpi në Gjakovë, vjedhin armë e veshje tradicionale

Kronikë e zezë

Hajnat s’kanë të ndalur: Thyhet një shtëpi në Gjakovë, vjedhin armë e veshje tradicionale

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur dje në Gjakovë.

Media mëson se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në rrugën ‘Shqiponja’, ku kanë vjedhur një pushkë gjuetie dhe disa veshje tradicionale.

Sipas vëllait të pronares së shtëpisë, i cili denoncoi rastin në Polici, vlera e dëmit të shkaktuar kap vlerën e rreth 5 mijë eurove.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa po punohet që të identifikohen personat e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat