Varësia nga droga: Policia kap me marihuanë një 22-vjeçare dhe shokun e saj në Prishtinë

Kronikë e zezë

Varësia nga droga: Policia kap me marihuanë një 22-vjeçare dhe shokun e saj në Prishtinë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 07:46
Foto ilustrim

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen me substanca narkotike, që shpesh i kanë për përdorim, por edhe për shitje e shpërndarje.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Andrea Gropa” në Prishtinë, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndalur dy të rinj, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Gjatë kontrollimit të të dyshuarve, një vajze 22-vjeçare dhe shokut të saj 26-vjeçar, zyrtarët policorë iu kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të drogës, të rinjtë janë arrestuar në flagrancë dhe janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë për veprën për të cilën ngarkohen.

Burimet e medias kanë bërë të ditur se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat