Postonte se posedon pajisje policore, arrestohet një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Postonte se posedon pajisje policore, arrestohet një person në Mitrovicë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Dje është arrestuar një person në fshatin Zhabar të Ulët të Mitrovicës, pasi dyshohet se ka postuar se posedon dhe shet pajisje policore – dy sprej policorë, dy shufra, pranga dhe një boks metali.

Policia njofton se i dyshuari gjatë intervistimit ka pohuar se i posedon këto pajisje dhe ka mbetur që të nesërmen t’I sjellë ato në stacion.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

“Zhabar i Ultë, Mitrovicë, 11.02.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte postuar se posedon dhe shet pajisje policore: dy sprej policor, dy shufra, pranga si dhe një boks metali. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pohuar se i posedon pajisjet e lartcekura dhe mbetet qe ditën e nesërme me i sjell në stacion të policisë. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat