Vjedhje në zyrat e “Bifurkacionit” në Ferizaj

Kronikë e zezë

Vjedhje në zyrat e “Bifurkacionit” në Ferizaj

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Një vjedhje ka ndodhur në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar sot zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka informuar se nga zyrat e “Bifurkacionit” është vjedhur DWR i kamerave të sigurisë.

“Sot, rreth ore 06:14 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në Kompaninë Rajonale të Ujsjellësit " Bifurkacioni" në Ferizaj është një rast i vjedhjes. Policia e rendit e më pas policët hetues të stacinit në Ferizaj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin Nga hetimet e para është mësuar se janë thyer dyert e zyreve dhe janë demoluar zyret dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.”, ka bërë të ditur Veseli.

Ai ka shtuar se policët hetues janë duke punuar intenisvisht, duke grumbulluar informacione që ky rast të zbardhet sa më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat