Një person theret për vdekje, në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Një person theret për vdekje, në Fushë Kosovë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 23:47
Foto ilustrim

Një person ka vdekur, pasi ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehtë.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmjë, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person,  mashkull, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar në  ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat