Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

Kronikë e zezë

Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës, kjo është arsyeja

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 10:25
Aeroporti i Prishtinës

Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj më dokument të falsifikuar.

Ai është arrestuar dje pasdite, në orën 19:00.

“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 12.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj me dokument të falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat