Një 60-vjeçar arrestohet për posedim të paautorizuar të armëve

Kronikë e zezë

Një 60-vjeçar arrestohet për posedim të paautorizuar të armëve

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Një person është arrestuar sot në Rahovec për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka informuar se gjatë kontrollit në vendbanimin e 60-vjeçarit, në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar dy pistoleta dhe tre copë fishekë.

Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari H. D., i lindur në vitin 1963., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar. Me datën 13.02.2023 në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, është kryer kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Celinë-Rahovec.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij, siç ka informuar Policia, është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat