​Arrestohet në flagrancë hajni në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Arrestohet në flagrancë hajni në Ferizaj

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në flagrancë, në kohën kur bashkë me tre të dyshuar të tjerë ishin duke vjedhur në një shtëpi në Ferizaj në orët e para të së hënës, ka njoftuar policia.

I arrestuari është kapur nga policia në vend të ngjarjes. Atij i janë gjetur stoli ari. Tre të tjerët kanë arritur të ikin.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si grabitje.

“Ferizaj 13.02.2023 – 02:20. Raportohet se është arrestuar në flagrancë një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me tre të dyshuar të tjerë ishin duke vjedhur në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti policor në vendin e ngjarjes, tek i dyshuari gjatë kontrollit i ka gjetur një sasi stoli ari, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit të dyshuarit kishin vjedhur sasi ari dhe gjëra tjera në vlerë të konsiderueshme. Nuk raportohet për të lënduar. Pas intervistimit me autorizim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Njësiti policor është duke e hetuar rastin”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat