​Pranuan ryshfet nga kandidatët për patentë shoferë, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

​Pranuan ryshfet nga kandidatët për patentë shoferë, arrestohen dy persona

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se pranonin para nga kandidatët për patentë shoferi dhe se përmes pajisjeve për komunikim në largësi ua mundësonin kalimin e provimeve.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit në një autoshkollë në kryeqytet nën dyshimin se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar ka arrestuar I.M., dhe B.M.,.

Njoftimi i policisë:

Me datën 14.02.2023 pas hetimeve intensive disamujore të zhvilluara nga hetues të krimeve ekonomike, është realizuar një urdhëresë e gjykatës, me ç’ rast është kontrolluar një autoshkollë në Prishtinë, nën dyshimin e bazuar se pronari i saj në këmbim të parave ua kryen provimet teorike dhe praktike për patentë shofer kandidatëve të interesuar.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

• I.M mashkull/kosovar

• B.M mashkull kosovar

Gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale:

- pesë (5) folderë me kopje të testeve që dyshohet se janë të njëjta me teste për patentë shofer,

- një (1) folder me të dhënat e kandidatëve si dhe

- dy (2) pajisje që janë përdorur nga të dyshuarit për komunikim në largësi.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit të dy personave të dyshuar, ndaj tyre është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat