Pejani goditet me ekskavator, nga spitali i Pejës dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Pejani goditet me ekskavator, nga spitali i Pejës dërgohet në QKUK

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 09:58
QKUK

Një person ën Pejë është goditur nga ekskavatori.

Policia, përmes raporti 24 orësh ka njoftuar se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK-Prishtinë.

Lidhur me rastin drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Pejë 16.02.2023-15:20. Raportohet se gjatë punimeve me ekskavator dhe si pasoj e një defekti , me shportë të ekskavatorit është goditur viktima mashkull kosovar me ç’rast ka pësuar lëndime trupore dhe  i njejti është dërguar për tretman mjekësor fillimisht në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin drejtuesi i ekskavatorit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat