I mituri e plagos me armë zjarri një të mitur tjetër

Kronikë e zezë

I mituri e plagos me armë zjarri një të mitur tjetër

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 09:01
Ilustrim

Një i mitur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pasi që i njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, një të mitur tjetër, në fshatin Qirez të Skenderajt.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

“Fsh. Qirez, Skenderaj 17.02.2023-23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur,  pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar -të mitur. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bën të ditur Policia në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat