Aksident në Kamenicë, vdes një 33-vjeçar - publikohen pamje të rënda nga vendngjarja

Kronikë e zezë

Aksident në Kamenicë, vdes një 33-vjeçar - publikohen pamje të rënda nga vendngjarja

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 12:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person i moshës 33-vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Hodonovc të Kamenicës.

Po ashtu, siç është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tre persona të tjera kanë mbetur të lënduar.

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që t'iu mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes.

Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan." - ka thënë Osmani.

Ndërkohë, mediumi në fjalë ka publikuar pamje të reja nga aksidenti i rëndë, të cilat mund t’i ndiqni KETU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat