Plagoset një person në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila potencoi se në stacionin policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohen të jenë përfshirë në rastin në fjalë.

Sot rreth orës  18 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

“Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat