Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë zjarri

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë zjarri

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 09:21
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Lipjan për dhunë në familje.

Të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri, me tre karikatorë dhe 94 fishekë.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person i dyshuar për dhunë në familje, sekuestrohet një armë zjarri

Në kuadër të veprimeve operative që po kryejn zyrtarët policor të Rajonit të Prishtinës, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, mbrëmë nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, është arrestuar një person i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i personi të dyshuar për veprën dhunë në familje, është realizuar në fshatin Sllovi të Lipjanit.

Pjesë e intervenimit në rast ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë  ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– një armë zjarri AK-47

– tre karikatorë dhe

– 94 fishekë.

Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat