Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kamenicë, ku humbi jetën një 33-vjeçar

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kamenicë, ku humbi jetën një 33-vjeçar

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 09:29
Ilustrim

Një person ka vdekur të premten si pasoje ë një aksidenti në fshatin Hodonoc të Kamenicës.

Nga ky aksident lëndime kanë pësuar një grua dhe një foshnjë gjashtë muajsh.

Sipas policisë edhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident.

Gjithashtu policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Një mashkull  kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra në një aksident trafiku në mes të dy veturave. Po ashtu gjatë aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy femra (njëra prej tyre foshnjë 6 muajsh) bashkudhëtare me viktimën si dhe drejtuesi i veturës tjetër të përfshirë në aksident. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori që ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat