I shpëtoi vetaksidentit, duke e kaluar rrugën goditet për vdekje nga një veturë në Gjakovë

Kronikë e zezë

I shpëtoi vetaksidentit, duke e kaluar rrugën goditet për vdekje nga një veturë në Gjakovë

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 09:36
Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Gjakovë-Deçan.

Policia rajonale e Pejës, ka njoftuar se deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga.

Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në korsin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Komunikata e plotë:

Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan

Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë.

Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat