Treni godet një veturë në Pejë, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Treni godet një veturë në Pejë, lëndohet një person

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 09:48
Ilustrim

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në mes të trenit dhe një veture në fshatin Zahaq të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtutjeshëm.

“Rreth orës 05:40 të mëngjesit policia është njoftuar për një aksident në mes të trenit dhe një veture. Një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spital të Pejës. Pastaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshme. Në vend të ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet policore”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat