Ky është personi që ka vdekur sot nga aksidenti i djeshëm

Kronikë e zezë

Ky është personi që ka vdekur sot nga aksidenti i djeshëm

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 10:00
Bali Hadërgjonaj

U raportua se para pak çastesh se një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Rastavic të Deçanit.

Mediet mësojnë se person i vdekur është, Bali Hadërgjonaj.

Hadërgjonaj ishte pjesë e Degës së AAK-së në Deçan.

‘’Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës’’, thuhej në raportin e Policisë. 

Sipas Policisë, viktima ishte vetaksidentuar fillimisht. Më pas kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës, është goditur nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

“Ju informojmë se me datë 24 shkurt 2023, rreth orës 22:35, Policia është informuar për një vet aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Rastavic – Deçan. Deri te vet aksidenti ka ardhur deri sa i vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës.

Viktima dërgohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkake të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK – Prishtinë. Sot rreth orës 01:50 minuta Policia është njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatën e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat