Dy persona rrahin një tjetër në aeroportin e Prishtinës

Kronikë e zezë

Dy persona rrahin një tjetër në aeroportin e Prishtinës

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 12:57
Ilustrim

Një person ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të tjerë të njohur për viktimën.

Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:55, në aeroportin “Adem Jashari”.

Tutje sipas raportit, rasti është cilësuar si “kanosje, sulm”, dhe të dyshuarit nuk janë hasur në lokacion.

“Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të njohur për viktimën. Të dyshuarit nuk janë hasur në lokacion”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat