I riu istogas e kërcënon me jetë nënën e tij, ajo kërkon ndihmë në Polici

Kronikë e zezë

I riu istogas e kërcënon me jetë nënën e tij, ajo kërkon ndihmë në Polici

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Shkak për dhunë ndaj prindërve shpesh herë bëhen edhe kërkesat e fëmijëve të cilat lidhen kryesisht me para.

Burimet kanë bërë me dije se kështu ka ndodhur në një familje në fshatin Studenicë të Istogut, ku një 20-vjeçar dyshohet se ka kërcënuar me jetë nënën e tij.

52-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i biri e ka kapur për fyti dhe e ka kërcënuar që nëse s’i jep para, do e mbysë.

Për shkak të dhunës që përjetoi, ajo ka marrë edhe tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar mëngjesin e sotëm.

I riu është intervistuar lidhur me rastin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’, ‘Sulm’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Ai është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat