Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, një person dërgohet në Emergjencë

Kronikë e zezë

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, një person dërgohet në Emergjencë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 07:14
Foto ilustrim

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes.

Një rast i tillë ka ndodhur të shtunën, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas lexuesve, aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e dy shoferëve gjatë lëvizjes, ashtu që dy veturat janë përplasur dhe për për pasojë një person ka mbetur i lënduar.

Shoferi i njërës nga veturat ka marrë lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Ndërkohë kanë intervenuar edhe Policia, teksa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat