Makina e punës ia zë dorën punëtorit në fabrikën e llamarinës në Rahovec, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Makina e punës ia zë dorën punëtorit në fabrikën e llamarinës në Rahovec, dërgohet në QKUK

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë. Për një rast të lëndimit në punë që ka ndodhur në Rahovec gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet.

Burimet bëjnë me dije se një punëtor (50-vjeçar) i fabrikës së llamarinës “Kuradona” në Xërxë të Rahovecit, derisa ka qenë duke punuar, një makinë e punës ia ka zënë dorën dhe për pasojë ka marrë plagë, për çka u dërgua me urgjencë në spital.

Për shkak të gjendjes serioze, nga Spitali i Gjakovës viktima është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e lëndimit të rëndë, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë në vendin e punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat