Aksident trafiku në Zveçan, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Zveçan, katër të lënduar

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Pasditen e së dielës në Rudar të Zveçanit ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast janë lënduar katër persona.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se në aksidentin që ka ndodhur rreth orës 15:40 janë përfshirë tri automjete.

“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë 3 automjete, njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me të arritur në lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme materiale”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas informacioneve fillestare, Hoxha thotë se njëri automjet ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në këtë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e  rastit sipas procedurave ligjor”, ka deklaruar tutje Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat