Ndalohet një person në Aeroportin e Prishtinës, i gjenden 9 fishekë në valixhe

Kronikë e zezë

Ndalohet një person në Aeroportin e Prishtinës, i gjenden 9 fishekë në valixhe

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Një person është ndaluar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi gjatë një kontrolli të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar nëntë fishekë.

“ANP Adem Jashari 26.02.2023 – 11:00. 

Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat