Një person arrestohet për kontrabandim me mallra

Kronikë e zezë

Një person arrestohet për kontrabandim me mallra

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një person u arrestua sot për veprën penale “kontrabandim me mallra”.

I dyshuari, F.V., (1969), në periudhën kohore 2019-2020, dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetin e kontrabandimit të mallrave, konkretisht transportimin ilegal të gjedheve nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet brezit kufitar (zona e Karaçevës), duke vepruar në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“I dyshuari, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës është intervistuar në NJHRKEK në Gjilan, në cilësinë e të dyshuarit, ku ka pranuar veprën penale për të cilën ngarkohej.”, bëri të ditur Policia.

Me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Gjilan, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat