Një burrë rrah një grua, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Një burrë rrah një grua, arrestohet nga policia

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishte sulmuar fizikisht një femër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:20 në Brestovik, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat