Ndalohet kontrabandimi me migrantë në rrugën Leposaviq-Jarinje

Kronikë e zezë

Ndalohet kontrabandimi me migrantë në rrugën Leposaviq-Jarinje

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Policia ka ndaluar një rast të kontrabandës me migrantë në rrugën Leposaviq-Jarinje.

Sipas raportit 24 orësh, është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka kryer kontrabandën, pasi që njësitet policore gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë hasur 7 shtetas të huaj, të cilët ishin duke u transportuar kundërligjshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa shtetasit e huaj janë trajtuar sipas procedurave nga njësia për migrim dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat