Në Viti parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra nga Maqedonia e Veriut

Kronikë e zezë

Në Viti parandalohet një rast i kontrabandimit me mallra nga Maqedonia e Veriut

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 09:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia kufitare e Kosovës mbrëmë rreth orës 19:50 në Mjak të Vitisë kanë ndaluar automjetin transportues me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.

Policia njofton se “gjatë kontrollit të automjetit nga autoritetet janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e filterëve të cigareve (128 pako x 10 000 filtera për pako).

Gjithsej (1,280,000-një milion e dyqind e tetëdhjetë mijë copë filtër) për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumentacion të rregullt”.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat