Aksident mes tri veturave në Podujevë, lëndohen katër persona

Kronikë e zezë

Aksident mes tri veturave në Podujevë, lëndohen katër persona

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri veturave në Podujevë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën në mbrëmje.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME/Rr. Skënderbeu, Podujevë 27.02.2023-20:50. Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 persona”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit kujdestar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat