Prizren: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura

Kronikë e zezë

Prizren: 65-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Një grua 65-vjeçare është goditur për vdekje nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Piranë të Prizrenit, rreth orës 19:00.

Kështu tha për Klankosova.tv togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.

Bytyqi tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Sot me datë 28.02.2023, rreth orës 18:50 është raportuar një aksident trafiku – goditje e këmbësorit me fatalitet. Rasti ka ndodhur në rrugën nacionale Prizren-Gjakovë saktësisht ne fshatin Piranë përball pompës. Sipas informatave të para viktima është e gjinisë femërore 65-vjeçare. Njësitet relevante, policia, Prokurori i shtetit dhe përfaqësuesit e IML-së kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat