U rrëzua aksidentalisht, vdes një person në Ranillukë

Kronikë e zezë

U rrëzua aksidentalisht, vdes një person në Ranillukë

Më: 1 mars 2023 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Një viktimë, mashkull kosovar, ka ndërruar dje jetë në Ranillukë të Gjilanit, pasi dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht.

Sipas policisë, viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në shtëpinë e shëndetit.

Atje, mjeku kujdestar konstatoi se viktima nuk ka shenja jete.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin policor.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat