​Vjedhin stoli ari dhe para, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

​Vjedhin stoli ari dhe para, dy të arrestuar

Më: 1 mars 2023 Në ora: 19:21
Foto ilustrim

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Graçanicës, kanë arrestuar dy persona lidhur me vjedhjen e rëndë të ndodhur në një shtëpi në fshatin Suhodoll.

Sipas njoftimit, rasti u denoncua në polici nga ankuesi ku sipas tij dyshohej që dje, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme në shtëpinë e tij, përfshirë këtu stoli ari dhe para të gatshme.

“Policia menjëherë pas denoncimit, ndërmori një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të implikuarve.

Progresi i hetimit të rastit rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërguan në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat