Konfiskohen narkotikë, armë dhe para në Prizren

Kronikë e zezë

Konfiskohen narkotikë, armë dhe para në Prizren

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.

Bastisja është bërë dje dhe lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar pesё qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё përgjithshme prej 3 kg e 45 gram.

“Dy peshore digjitale, pistoletë me karikator me 3 fishek brenda, pistoletë me njё karikator me 4 fishek, shtatё fishekë kalibër i panjohur, njёqind e pesёdhjetё e dy qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave narkotike, dyzet stega plastike, dy rolle me foli plastike, njё rolle foli alumini, para në vlerë prej 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.

Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor, ku ёshtё intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent ёshtё ndaluar pёr 48 orё”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat