Ngacmohet seksualisht një vajzë në Prizren

Kronikë e zezë

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Prizren

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një vajzë në Prizren dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një person derisa ishte duke shkuar në banesën e saj.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 28 shkurt të këtij viti.

“Prizren 28.02.2023 – 19:15. Viktima femër kosovare ka raportuar se përderisa ka qenë duke shkuar në banesën e saj, është përcjellë nga një i dyshuar mashkull, dhe sapo ka arritur tek hyrja i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht”, thuhet në raportin policor.

Tutje, thuhet se lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat