42 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

Kronikë e zezë

42 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

Më: 2 mars 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 59 aktakuza kundër 65 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona dhe janë paraqitur 11 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 18 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 32 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit, kundër 36 personave.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ka ngritur 10 aktakuza kundër 10 personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat