Vdes një grua në Fushë Kosovë, bie nga një ndërtesë

Kronikë e zezë

Vdes një grua në Fushë Kosovë, bie nga një ndërtesë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

Një person i gjinisë femërore ka vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Lajmi u konfirmua nga Policia e Kosovës, të cilët thanë se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 22:40.

“Sot rreth 22:40, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. 

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat