Burri nga Podujeva e kërcënon me vrasje gruan e tij, ajo thotë se ai ka probleme psikike

Kronikë e zezë

Burri nga Podujeva e kërcënon me vrasje gruan e tij, ajo thotë se ai ka probleme psikike

Më: 3 mars 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një burrë në Podujevë, meqë i njëjti e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij.

Sipas raportit 24 orësh, viktima ka thënë se i dyshuari ka probleme psikike.

I dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.

“Podujevë 2.03.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat