​Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për fajde

Kronikë e zezë

​Ferizaj, kërkohet paraburgim ndaj 15 të dyshuarve për fajde

Më: 3 mars 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj pesëmbëdhjetë të dyshuarve për veprat penale: fajde, shmangie nga tatimi dhe detyrim.

Masa e parabugimit është kërkuar ndaj të andehurve me inicialet: B.S., F.S., E.S., A.S., L.H., Sh.R., R.A.,M.A., K.G., S.B., A.M.,B.A.,B.O., N.A., dhe Sh.H..

Të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

Në këtë aksion të Prokurorisë, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe sekuestruar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat