Policia gjobit shoferin që drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit

Kronikë e zezë

Policia gjobit shoferin që drejtoi veturën nën ndikim të alkoolit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj - Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro, 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat