Arrestohet një burrë i dyshuar për dhunim, në veturë i gjenden 20 fishekë

Kronikë e zezë

Arrestohet një burrë i dyshuar për dhunim, në veturë i gjenden 20 fishekë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 10:08
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunim në Mitrovicën e Jugut.

Sipas njoftimit, viktima e dhunimit është dërguar në trajtim mjekësor.

Pos kësaj, te i dyshuari janë gjetur edhe 20 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet ta ketë kryer veprën e lart-cekur. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 20 copë fishek. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat