Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua dhe lëndohen katër persona të tjerë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një grua dhe lëndohen katër persona të tjerë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë humbur jetën sonte në një aksident trafiku me fatalitet, që ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:45 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në hyrje-daljen Mazgit – Fushë Kosovë.

Rastin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femër) ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas zëdhënësit, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të Policisë së Kosovës dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat