Konflikt familjar në Prizren, 32-vjeçarja e çon në Polici kunatin - thotë se e sulmoi fizikisht

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Prizren, 32-vjeçarja e çon në Polici kunatin - thotë se e sulmoi fizikisht

Më: 5 mars 2023 Në ora: 06:53
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë është raportuar dy net më parë në Prizren, ku një grua ka denoncuar në Polici kunatin e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 32-vjeçarja është ankuar se gjatë një konflikti verbal me kunatin e saj, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuarin dhe me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat