Përleshje në një lokal në Pejë: Të dehur kapen mes vete - njëri burrë përfundon në spital, tjetri në Polici

Kronikë e zezë

Përleshje në një lokal në Pejë: Të dehur kapen mes vete - njëri burrë përfundon në spital, tjetri në Polici

Më: 5 mars 2023 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Konsumimi i tepërt i alkoolit shpeshherë shkakton probleme në shoqëri. Kjo pasi që personat e dehur, rrezikojnë që të humbin kontrollin mbi veprimet e tyre dhe të bëhen agresivë. Jo rrallëherë ka pasur incidente të tilla, që kanë përfunduar edhe në përleshje brutale.

Së fundi dy persona në fshatin Kotradiq të Pejës kanë përfunduar në telashe, pas disa gotave që pijnë bashkë.

Mësohet se ata ishin takuar në një lokal në fshat, ku në muhabet e sipër kanë filluar që të përfshihen në një konflikt verbal dhe më pas gjithçka dyshohet të ketë eskaluar në dhunë fizike.

61-vjeçari ka përfunduar në spital si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përleshjes, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar dhe më pas u shoqëruar për t’u intervistuar lidhur me rastin, si dhe që të dy burrat i janë nënshtruar testit për alkool, ku kanë rezultuar në gjendje të dehur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që ndaj 45-vjeçarit të iniciohet rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat