Prishtinë: Dy persona tentohen të vriten me thikë, njëri prej tyre i mitur

Kronikë e zezë

Prishtinë: Dy persona tentohen të vriten me thikë, njëri prej tyre i mitur

Më: 5 mars 2023 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Dy meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, janë therur me thika nga persona të panjohur, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës.

Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, me njërin që është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm.

Pas hetimeve, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj tyre. Ai, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat