Mitrovicë, një person arrestohet për katër raste të grabitjes

Kronikë e zezë

Mitrovicë, një person arrestohet për katër raste të grabitjes

Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Një person u arrestua sot në Mitrovicë për katër raste të grabitjes.

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë.

“Në orët e paradites së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale “grabitje”. Veprimet e hetuesve policorë janë finalizuar sot, ku ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: B. M., 40 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës.“, ka informuar Policia.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat