Arrestohet edhe personi i katër për tentim vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet edhe personi i katër për tentim vrasje në Prishtinë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Hetimi fillestar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç.

“Po ashtu, masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.

Përndryshe, menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.

“I dyshuari D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë”, thuhet në njoftim.

Me datën 04 shkurt, rreth orës 13:00, Policia ka marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë, ku bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat