Arrestohen katër 19-vjeçarë, dyshohet se therën me thikë një person në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohen katër 19-vjeçarë, dyshohet se therën me thikë një person në Prishtinë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Gjatë ditës së shtune në Prishtinë, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit një person është therur me thikë ndërsa edhe një tjetër është lënduar.

Rreth kësaj policia kishte njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa sot PK ka bërë të ditur se janë arrestuar 4 persona si të dyshuar.

Së pari ishte arrestuar D.B. 19-vjeçar, dhe më pas edhe tre të tjerët

Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar. I dyshuari: D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Njëri nga tre personat që u arrestuan sot është edhe personi i cili ishte lënduar.

Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: R. I, mashkull, 19 vjeç dhe G. H, mashkull, 19 vjeç. Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar: A.V, mashkull, 19 vjeç, i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat